VARIETETET E PATATES


Pestova importon farë të patates nga kompania holandeze Agrico. Varietete shumë të hershme, mesatarisht të hershme, të vonshme dhe shumë të vonshme.

 

ORIGJINA E PATATES

Patatet janë kultivuar dhe përdorur si ushqim për më shumë se 2000 vjet.

Origina e patateve daton qysh para 8000 vjeteve, në majat e maleve të Andeve Peruvian ne Amerikën Jugore në kufirin e Perus me Bolivinë. Hulumtimet tregojnë që komuniete të gjahtarëve dhe  mbledhësve, të cilët për herë të parë kishin arritur në Amerikën Jugore së baku 7000 vjet më pare, filluan ta zbutin pataten e egër në patate shëpiake e cila rritej me bollëk rreth liqeneve. Në amerikë janë gjetur rreth 200 lloje të patateve të egra.

Patatet në Europë

Mendohet që patatet kanë arrit në Europë nga duart e hulumtuesve spanjoll që ktheheshin nga ekzpeditat në Amerikë në vitin 1570. Fillimisht është përdorur si perime shtesë nga të gjitha grupet sociale. Me kohë, në shtresat më të varfëra të shoqërisë, gradualisht së bashlu me qumështin është shndërruar në pjatë kryesore, dhe kompnonentë bazë e dietes së perditëshme ushqimore, duke zëvendësuar ushqime të tjera.
Pataja besohet të jetë shpërndarë nëpër botë nga peshkatarët Europian. Është pranuar shumë ngadal nga farmerët europian, mirëpo në kohë është bërë një artikull i rëndësishëm ushqimor që luajti një rol të rëndësishëm gjatë boom-it të natalitetit në shekullit e 19 në Evropë.
Sot, patatja është një ndër artikujt kryesorë të c'do kuzhine botëerore.



VLERAT USHQYESE TË PATATES

Shumë befasohen kur zbulojnë se një patate mesatare përmban:

•  45 përqind të vlerës ditorë të nevojshme të vitaminës C
• më shumë kalium (620mg) se banana, spinaku apo  brokoli.
•  10 përqind të vlerës ditorë të nevojshme të vitaminës B6;
•  tiaminë, riboflavin, folatë, magnez, fosfor, hekur, dhe zink
…dhe e gjithë kjo për vetëm 110 kalori, pa yndyrë, sodium apo kolesterol.

 

 

 


FARA E PATATES
Pestova importon farë të patates nga kompania holandeze Agrico. Varietete shumë të hershme, mesatarisht të hershme, të vonshme dhe shumë të vonshme.

Varietet që dominojn janë: Riviera, Agata (shumë të hershme),  Sinora, Armada (messtarisht të hershme), Zafira,
Kondor, Ambition (mesatarisht të vonshme), Agria, Marlen (shumë të vonshme).



Për më shumë rreth llojeve të farës së patates
kliko këtu


PATATJA PËR KONSUM

Pestova i kushton rëndësi të veqantë ruajtjes së patates së freskët duke filluar nga vjelja, deponimi në kushte bashkëkohore e deri te paketimi.

Paketimi i patates së freskët bëhet me teknologji të avancuar sipas kërkesës së konsumatorit.

Ruajta dhe paktimi sigurojnë që patatja e freskët të ketë qëndrueshmëri dhe freski sipas kërkesave të standardit GLOBALGAP.

Paketimet janë 2.5, 5, 10, 25, 1000 kg.

 


PROCESIMI

Pestova prodhon varietete të patates të cilat janë të dedikuara për tregun e industrisë të përpunimit (chips).  Patatet në fjalë procesohen lehtë dhe janë shumë të shijshme! Pestova bën edhe procesimin e nishestës së patates në produkt final snacks.

Gjithashtu, Pestova proceson  drithëra  (misër) për prodhimin e flipsit.

Mirëpo, ne bëjmë edhe një hap më shumë dhe mendojmë bashkë me konsumator rreth efikasitetit dhe optimizimit të prodhimit.