Që nga Janari i vitit 2008,  Banka Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) është bashkë aksionare në Pestovë.

 

 

 

 


Pestova është përfaqësues ekskluziv për tregun e Kosovës i kompanisë holandeze “Agrico” për prodhimin e farës së patates. Në vitin 2011 Pestova thellon bashkëpunimin me kompaninë Agrico, dhe bashkërisht themelojnë kompaninë e re AgricoKosova, me qëllim të prodhimit të farës së patates në Kosovë. AgricoKosova, është duke prodhuar disa varietet të farës së patates për konsum dhe përpunim, ku fara e prodhuar i dedikohet tregut vendor dhe atij regjional. Për më shumë infomata vizito webfaqen: www.agricokosova.com

 

 

Mbështetja e Komisionit Evropian për Pestovën ka filluar që nga viti 2001. Fillimisht, me kredi të buta për import të farës së patates, blerje të mekanizimit bujqësor për farmerë, asistencë teknike në prodhim të patates. Kredi për fillimin e procesimit të patates në chips dhe asistencë teknike në përpunim të patates.

Grant për modernizimin e depove për ruajtjen afatgjatë të patates, paisje për mbushjen dhe zbrazjen e depove të patates.

Grant për modernizimin e paktimit të chipsit dhe marketing.

 

 

Mbështetja e USAID fillon që nga viti 2003.


Asistencë teknike në prodhim, deponim, procesim të patates dhe tranjim të stafit për standardizim dhe marketing të produkteve dhe hulumtim të tregut për eksport.

Grant për box paleta për ruajtjen afatgjatë të patates.

 

 

 

 

 

Mbështetja e Mbretëris së Holandës fillon nga viti 2008.

Fillimisht asistencë teknike në metodat bashkëkohore të plehrimit të patates në plehra foliar.

Donacion për zhvillimin e projektit të prodhimit të fares së patates në Kosovë në kuadër të programit për Investim në Sektorin Privat (PSI).